75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / MSH

Besnik Bislimi udhëton drejt Parisit, në agjendë ka disa takime

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Komunikim e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit në Francë, Bislimi sot do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Ai gjithashtu do të mbajë takime edhe me diplomatë nga shtetet anëtare, si dhe deputetë të Parlamentit francez.