Hapet tenderi 35 milionë euro për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur tenderin për ndërtimin e projektit rrugor në segmentin Prizren-Tetovë.
Vlera e parashikuar e projektit është 35 milionë euro, bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në platformën shtetërore të Prokurimit Publik.
Hapja e tenderit është bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimit e parcelave që prekin trasenë e projektit.
Ndryshe, Qeveria kishte marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të madh të rrugës Prizren-Tetovë.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, u shpreh se projekti ka një rëndësi të madhe. Ai tha se rruga do të lidhet me dy autostrada në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
