75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / AR

Lori Hoxha feston ditëlindjen dhe urimin më emocionues e mori nga Sara

Sot po feston ditëlindjen Lori Hoxha.

Njëra nga trashëgimtaret e ‘Top Media’ mori urime pafund nga miqtë dhe ndjekësit e saj, por urimin më të veçantë e mori nga motra Sara.

Ajo ndau një postim në Instagram dhe shkroi fjalët më emocionuese dhe të veçanta ndonjëherë.

“Gëzuar ditëlindjen Lori! Unë i jam mirënjohese Zotit për shumë gjera, jeta ime është plot bekime. Por, lutja ime e çdo mbrëmje je ti. Ne të dyja kemi kontribuar shumë tek njëra tjetra dhe besoj jemi versioni më i mirë i vetes falë kësaj.

Të jam falenderuese Lori, që jam pjesë e jetës tënde, që drita jote rrezaton dhe tek unë, që fëmijet e mi të duan dhe të respektojnë aq shumë por sidomos që jam dëshmitare e gjithë fuqise që ti je. Gjithmonë ketu, një hap pas teje, për të dhënë një dorë sa herë ta ndjesh nevojën”.

“Të dua gjithmonë”.