75 Mall Live Search
20:03 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / MSH

“Nuk do të ndalemi”/ Gazetarja Shemesh jep detaje nga gjendja në Izrael

Gazetarja e njohur izraelite, Lital Shemesh, ka deklaruar se izraelitët janë falënderues për mbështetjen morale dhe monetare nga presidenti amerikan Joe Biden.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Shemesh ka përshkruar situatën në Izrael, duke përshkruar shqetësimin e popullit mbi pengjet e marra nga Hamasi dhe rrezikun që paraqet kjo organizatë terroriste.

“Momentalisht jemi në dijeni për 200 izraelitë të marr peng nga Hamasi në Rripin e Gazës, nuk kemi asnjë informacion as nga Rripi i Gazës, as nga Palestina e as nga Kryqi i Kuq, lidhur me situatën e tyre. Jemi në dijeni se kanë rrëmbyer gra, fëmijë, të moshuar, mbijetues të Holokaustit dhe nuk kemi asnjë informacion mbi gjendjen e tyre” ka deklaruar Shemesh për Indeksonline.

A e parasheh përfundimin e kësaj lufte dhe a mendon se do të zgjërohet ky konflikt?

Më poshtë intervista e plotë e Shemesh.

  • Si është gjendja aktuale në Izrael dhe çfarë ka ndodhur që nga vizita e djeshme e presidentit Biden?

Izraelitët e vlerësojnë shumë vizitën e presidentit Biden në Izrael. Ai jo vetëm se erdhi për t’ia bërë të ditur Botës që të mos ngatërrohet me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara dhe mesazhi shkon për Hamasin dhe Libanin, por gjithashtu njoftoi se ShBA do të furnizojë Izraelin me 100 miliardë dollarë ndihmë. Ai gjithashtu kërkoi nga Izraeli të lejojë ndihmën humanitare në Gaza. Momentalisht ishte e diskutueshme në Izrael nëse duhet lejuar ndihma humanitare në Gaza dhe është konkluduar se ndihma duhet të hyjë nga kufiri me Egjiptin. Mendoj se është e turpshme që edhe Egjipti edhe Jordani thanë që do mbyllin kufijtë dhe nuk do pranojnë asnjë refugjat palestinez. Kjo tregon hipokrizinë e Botës kur vijnë në pyetje palestinezët. Bota nuk dëshiron t’i ndihmojë ata dhe mendoj se nëse dikujt i intereson vërtet për palestinezët, duhet t’i lirojë ata nga Hamasi dhe nga organizatat terroriste që kontrollojnë Rripin e Gazës.

  • A keni informacione mbi gjendjen e të rrëmbyerve nga Hamasi dhe a po negociohet për lirimin e tyre?

Momentalisht jemi në dijeni për 200 izraelitë të marr peng nga Hamasi në Rripin e Gazës, nuk kemi asnjë informacion as nga Rripi i Gazës, as nga Palestina e as nga Kryqi i Kuq, lidhur me situatën e tyre. Jemi në dijeni se kanë rrëmbyer gra, fëmijë, të moshuar, mbijetues të Holokaustit dhe nuk kemi asnjë informacion mbi gjendjen e tyre. Për këtë arsye mendoj se para se të marrim ndonjë informacion mbi gjendjen e tyre nuk mund të lejojmë hyrjen e ndihmës humanitare. Të paktën jo pa marrë informacione mbi njerëzit tanë, sidomos mbi foshnjat që janë rrëmbyer në Rripin e Gazës.

  • A mendoni se do të marrë fund kjo luftë së shpejti apo pritni që të tejkalojë kufijtë?

Jemi të gjithë duke debatuar nëse kjo luftë do të marrë fund së shpejti. Fatmirësisht, vizita e Bidenit ka sinjalizuar Botën të mos ndërhyjë në këtë Botë. Të gjithë i frikësohemi situatës në të cilën kjo luftë mund të bëhet më e gjerë. Të gjithë njerëzit e Hamasit, që janë tani në Rripin e Gazës, që është një nga burimet e luftës, është ideja të rrëzohen. Kështu që deri të ndodhë kjo, ne nuk do të ndalemi. Duhet të sigurojmë sigurinë e burrave dhe grave tona. Ne nuk kemi parë sulme të tilla të tmerrshme që nga krijimi i shtetit të Izraelit dhe mendoj se duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë të parandalojmë atë dhe të sigurojmë kufijtë tanë./Indeksonline/