75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / Gj. Sh

Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: Serbisë iu kërkua të ndalojë së mbështeturi organizatat terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka përshëndetur votimi ne rezolutës nga Parlamenti Evropian.

Kurti në këtë postim ka thënë se ndër të tjera, rezoluta bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë përshkallëzime të mëtejshme.

Gjithashtu, sipas asaj që thotë Kurti, Serbisë i kërkohet të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative ushtarake përgjatë kufirit.

“E mirëpresim të sotmen @Europarl_EN rezolucioni. Ndër masat e tjera, ai bën thirrje për rritjen e sigurisë dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative përpara ushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti.