75 Mall Live Search
17:07 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

Haxhiu viziton Gucatin në Drenicë: I njejti qëndrim dinjitoz përkundër sfidave e padrejtësive që i janë bërë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se ka takuar së fundmi Hysni Gucatin.

Haxhiu ka shtuar për Gucatin ka të njejti qëndrim dinjitoz përkundër sfidave e padrejtësive që i janë bërë.

Ndërsa uronë që edhe bashkëluftëtarët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë të kthehen pranë familjeve në Kosovën që ka aq shumë nevojë për vizionin e tyre.

Postimi i plotë:

E vizitova të dielën në Hagë, por edhe sot në Drenicë, Hysni Gucatin.

Si përherë i njejti qëndrim dinjitoz përkundër sfidave e padrejtësive që i janë bërë.

Dikujt i ra për hise të jap shumë nga vetja e familja për lirinë e këtij vendi.

Uroj që edhe bashkëluftëtarët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë të kthehen pranë familjeve, shokëve, në Kosovën që ka aq shumë nevojë për vizionin e tyre./Indeksonline/