75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

Doli pozitiv me doping, FIFA pezullon për dy vjet Kampionin e Botës me Argjentinën

Papu Gomez është pezulluar për dy vjet pasi rezultoi pozitiv në doping.

Kampioni i Botës me Argjentinën, ka kryer testet në nëntor të vitit 2022, në Sevilla, disa ditë para fillimit të Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Ai pretendon se mori shurupin e fëmijëve të tij pa u konsultuar me mjekët e klubit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Monzas, e cila ka marr një letër zyrtare nga ana e FIFA-s.

“AC Monza njofton se ka marrë sot – 20 tetor 2023 – nga FIFA, nëpërmjet FIGC, njoftimin për dënimin e shkallës së parë të Komisionit Spanjoll Anti-Doping, të lëshuar ndaj futbollistit Alejandro Dario Gomez.

Dënimi parashikon dy vjet përjashtim nga aktivitetet sportive.

Prania e Terbutalinës u konstatua në mostrat biologjike të futbollistit.

Është një ilaç i marrë për të qetësuar një krizë bronkospazme, në tetor 2022, kur futbollisti u regjistrua në Sevilla FC.

Pozitiviteti është rezultat i një supozimi të pavullnetshëm.

AC Monza rezervon të drejtën të vlerësojë hapat e ardhshëm procedural.”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që Gomez u zyrtarizua te skuadra e Monzas vetëm 15 ditë më parë./IndeksOnline/