Gjilani i rikthehet fitoreve, e fundos Fushë Kosovën

Skuadra e Gjilanit i është rikthyer fitoreve në Superligën e Koosvës.
“Skifterat” në javën e 10-të, fituan si nikoqire e Fushë Kosovës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje që ka vlerën e tre pikëve e ka shënuar Kushtrim Shabani në minutën e 67-të.
Me këtë fitore skuadra e Gjilanit ngritet në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e fundit me vetëm 5 pikë./IndeksOnline/