“Të çmendur për njëri-tjetrin”, Taylor Swift merr të dashurin në turne

Taylor Swift nuk po e kalon as edhe një minutë larg të dashurit të ri, Travis Kelce.
Futbollisti amerikan planifikon ta shoqëroj atë, thonë burimet për programin ‘Entertainment Tonight’, transmeton Indeksonline.
“Travis dhe Taylor po shkojnë bashkë çdo kund”, tha një i brendshëm.
“Të dy janë të çmendur për njëri-tjetrin dhe po e shijojnë kohën së bashku, por tashmë po punojnë edhe për të ardhmen.”
Këngëtarja 33-vjeçare dhe sportisti 34-vjeçar janë në lidhje prej javësh. Ata nuk i kanë konfirmuar ende thashethemet, por së fundmi janë parë të kapur për dore./Indeksonline/