Si ndihet Irina Shayk për romancën Cooper-Hadid?
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/B03D3D7F-BFB7-4B9E-90D7-4D0F04E6D43A-750x421-1.png)
Edhe pse ishte ajo që i prezantoi të dy, ish-i i Bradley Cooper, Irina Shayk nuk është e lumtur për marrëdhënien e tij me Gigi Hadid, thotë një burim për Page Six.
“Irina nuk është e lumtur që Bradley është në lidhje me një modele tjetër, por me një më të re, kjo e zuri në befasi”, thotë një burim.
Burimi vuri në dukje se Shayk, 37 vjeç, duket se ka shfrytëzuar çdo mundësi për t’u kapur nga paparacët madje u shfaq në formën më të mirë kur shëtisnin vajzën e tyre 7-vjeçare në shkollë.
Dyshja të cilët kanë një marrëdhënie miqësore që kur nisën të takoheshin në vitin 2015, u ndanë në vitin 2019.
Në fund të gushtit, Shayk dhe Cooper u panë së bashku me pushime në Itali.
Së fundmi, modelja e “Sports Illustrated Swimsuit” ishte në një romancë me legjendën e NFL Tom Brady pas divorcit të tij nga Gisele Bündchen.