75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 24 Tetor 2023 / k.v

Rasti në “Bon Vivant”/ Kërkohet që personat e lënduar të paraqiten në polici

Prokuroria Themelore në Prishtinë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, ata duhet të paraqiten te Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial.

Arsyeja është që ky rast të ndriçohet në tërësi nga organet e drejtësisë. Rikujtojmë se me 4 gusht, në këtë lokal kishte mbetur i vrarë një person ndërsa ishin lënduar shumë të tjerë./IndeksOnline/