75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / L K

Befasoi me konfirmimin e lidhjes! Zbulohet identiteti i të dashurës së Taulant Seferit!

Taulant Seferi publikoi një postim romantik ku i uronte ditëlindjen të dashurës.

“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”- shkroi ai duke publikuar një imazh të këmbëve të tyre.

Pas këtij postimi burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar identitetin e vajzës me të cilën është në një lidhje futbollisti.

Ajo quhet Arjeta Demiri dhe madje vetë Seferi më herët e ka publikuar në Instagramin e tij.

Më saktë ka publikuar një story ku ajo e mbështet në ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

Krahas imazhit Arjeta shkruante: Shumë krenare për ty dashuria ime.