Ylli i “The Walking Dead” diagnostikohet me kancer

Aktori Erik Jensen, i cili është shfaqur në seri të ndryshme televizive, duke përfshirë “The Walking Dead”, CSI dhe “Alias”, është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në fazë të katërt, ka treguar familja e tij në një thirrje për ndihmë në “GoFundMe”.
Familja e Erikut, e cila tregoi se diagnoza e tij vjen gati dy vjet pasi ai i mbijetoi një aneurizmi të trurit, e përshkruan atë si “një nga njerëzit më punëtorë, më të dashur, të vërtetë dhe më të përkushtuar” që njohin.
“Ai duhet të ndihmojë vajzën e tij të rritet”, ka thënë Jessica, bashkëshortja e Erikut. “Ai duhet të qëndrojë pranë komunitetit të bukur që ai dhe Jess kanë ndërtuar. Dhe ai ka shumë më tepër art për të bërë në botë”.
Megjithëse kanceri i tij ka metastazuar në mëlçi, familja e Erikut mbetet optimiste, raporton “E news”.
“Eriku është i ri dhe i fortë dhe mjekët e tij mendojnë se kanë një mundësi për t’i zvogëluar tumoret aq sa për të bërë dy operacione shumë të mëdha dhe për t’i nxjerrë të gjitha jashtë”, shpjegon familja e tij.
Duke përmendur ndikimin e grevës së vazhdueshme SAG-AFTRA, Jessica shpjegoi se kostot e tyre mjekësore janë rritur “në qiell” dhe rrezikojnë të humbasin sigurimin e tyre shëndetësor në vitet e ardhshme.