Projekti i UNDP-së synon ringjalljen e trashëgimisë kulturore të Janjevës

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, përkushtimi i UNDP-së për të ruajtur, ringjallur dhe promovuar trashëgiminë e pasur kulturore të Janjevës po shkon përtej ndërhyrjeve fizike.
“Në koordinim me partnerët tanë, jemi duke punuar në krijimin e Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Qendrës Historike si pjesë e projektit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjalljene Ekonomik të Janjevës” me qëllim që në të ardhmen të udhëzojë ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e qendrës historike të Janjevës”, thuhet në njoftimin e UNDP-së në Facebook.
Angazhimi dhe konsultimi me komunitetin dhe partnerët institucionalë, në nivel lokal dhe qendror, po kontribuon në zhvillimin e një mbrojtjeje praktike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të trashëgimisë së Janjevës.
Zbatimi i këtij dokumenti strategjik do të sigurojë që trashëgimia kulturore dhe natyrore e Janjevёs të përcaktohet qartë, të ruhet dhe të menaxhohet bazuar në të dhëna, informacione dhe vendimmarrje të informuar.