75 Mall Live Search
20:42 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Barcelona fiton me vështirësi ndaj Shakhtar Donetskit

Barcelona e ka shënuar fitotren e tretë radhazi këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit fituan si nikoqire e Shakhtar Donetskit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Barcelona kishte epërsinë qysh nga pjesa e parë, duke shkuar në pushim me epërsi 2-0.

Ferran Torres shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 28-të.

Tetë minuta më vonë, Fermin Lopez dyfishoi rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Shakhtar arriti ta ngushtoj rezultatin me golin e Georgiy Sudakov në minutën e 62-të.

Në vazhdim të dyja skuadrat kërkuan golin por nuk kishin sukses.

Me këtë fitore, barcelona blindon vendin e parë në Grupin H, me 9 pikë, ndërsa Shakhtar renditet në vendn e tretë me 3 pikë, aq sa ka edhe Porto, e cila sonte luan ndaj Antwerpit./IndeksOnline/