75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Manchester City merr tre pikë në udhëtimi te Young Boys, ‘blindon’ kreun e tabelës

Manchester City e ka shënuar fitoren e tretë këtë sezon në Champions League.

Cityzen mposhti në udhëtim skuadrën zvicerane, Young Boys, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, pasi rezultati pas 45 minutave të para ishte i barabartë 0-0.

Manuel Akanji hapi serinë e golave në minutën e 48-të.

Gëzimi i Cityt zgjati vetëm katër minuta, pasi Maschack Elia barazoi shifrat në 1-1.

Erling Haaland riktheu epërsinë e Manchester Cityt në minutën e 67-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.

Norvegjezi vulosi fitore e qytetarëve me golin e dytë personal në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Manchester City kryeson e vetme tabelën në Grupin G, me 9 pikë, e ndjekur nga Leipzig me tre pikë më pak.

Ndërsa Young Boys dhe Crvena Zvezda kanë një pikë./IndeksOnline/