75 Mall Live Search
19:44 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ka 120 gjoba të pa paguara dhe ndalesë të vozitjes për 15 vite, dënohet përsëri shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në autostradën Ferizaj-Prishtinë ka gjobitur një shofer pasi në zonën 120 km/h ka drejtuar veturën me shpejtësi 180km/h.

Sipas policisë, pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2038 si dhe ka 120 gjoba të pa paguara.

I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300€ si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse./Indeksonline/