Ishte zhdukur gjatë luftës, gjendet i varrosur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një trup të pajetë i varrosur në Prizren.
Trupi dyshohet që i takon kohës së luftës, përkatësisht vitit 1999.
Sipas PK-së potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.
“Gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë që dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës. Gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.