75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 27 Tetor 2023 / S Z

Haradinaj uron Çekinë me rastin e Ditës Nacionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditrës Nacionale të Republikës së Çekisë.

Haradinaj me këtë përmes ambasadorit çek e ka uruar shtetin dhe popullin e Çekisë për ditën e tyre.

“I nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës së Çekisë! Përmes Ambasadorit Bohumil Mazánek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat për mirëqënie dhe prosperitet të vazhdueshëm”, ka thënë Haradinaj.