75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Tentuan të shesin pronën e dikujt tjetër, arrestohen katër persona në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona pasi dyshohen se kanë përdorur dokumenta të falsifikuara për shit-blerjen e një prone në Lipjan.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/