Bayerni nuk ka mëshirë, e ‘shkel’ Darmstadtin

Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse në javën e 9-të të Bundesligës gjermane.
Bavarezët mposhtën në shtëpi skuadrën e darmstadit, me rezultat të thellë 8-0, shkruan IndeksOnline.
Tre gola nga Harry Kane, dy nga Sane e Musiala dhe një i Muller, i dhanë fitoren skuadrës së Thomas Tuchel.
Me këtë fitore merr kreun e tabelës me 23 pikë, ndërsa Darmstadt renditet në vendin e 14-të me 7 pikë./IndeksOnline/