75 Mall Live Search
21:11 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / C E

Emmanuel Egbo e nis me fitore, Prishtina triumfon në fund ndaj Gjilanit

Trajneri nga Nigeria, Emmanuel Egbo e ka nisur me fitore aventurën si trajner i Prishtinës.

Bardhekaltrit kishin shtatë ndeshje pa fitore, ndërsa sonte arritën të triumfonin në sekondat e fundit të takimit.

Kryeqytetasit triumfuan 2:1 me Gjilanin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 43-të nëpërmjet Blesas.

Rezultati u barazua në minutën e 85-të nëpërmjet Redon Ismailit.

Por, Blesa doli edhe njëherë në skenë, duke ia sjellë fitoren vendasve.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në vendin e katërt me 16 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Gjilani mbetet i shtati me 11 pikë gjithsej.