Vdes aktori i famshëm i “Friends”
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/friends-29491643e74941a68d1e3b64cf82fcd3.jpg)
Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur më shumë për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Sipas mediave amerikane ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. LA Times dhe TMZ raportuan se aktori u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij.
Seriali i “Friends”, që tregonte historinë e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York City, u transmetuan nga viti 1994 deri në 2004.
![Vdes në moshën 54-vjeçare, aktori i njohur i](https://cdnimpuls.com/a2news.com/media3/-900-0-1698564405xmathewwjpg-659.jpg)
Episodi i tij i fundit u pa nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.
Warner Bros TV, i cili prodhoi Friends, tha se “ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry. Mattheë ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit televiziv Warner Bros. Ndikimi i gjeniut të tij komik u ndie në mbarë botën dhe trashëgimia e tij do të jetojë në zemrat e shumë njerëzve. Kjo është një ditë e rëndë dhe ne i dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, të dashurve të tij dhe të gjithë të fansave të tij ”, thuhej në deklaratë