Sot derbi i Mançesterit, United përballë Cityt

Sot zhvillohet një prej ndeshjeve më të forta në Premirligën angleze.
Dy rivalët e qytetit të Mançesterit, United dhe City, do të përballen mes vete, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, më fillim nga ora 16:30.
United vjen në derbi pas dy fitoreve radhazi ndaj Brentordit dhe Sheffield United, duke u renditur në vendin e tetë në tabelë me 15 pikë.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Manchester City, është në pozitën e tretë, me 21 pikë të grumbulluara në nëntë ndeshje./IndeksOnliene/