Arrestohet një femër në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sulmoi personat zyrtarë

Një femër është arrestuar në Prishtinë, pasi që nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar personat zyrtarë. Me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.
“Prishtinë 29.10.2023-03:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njejta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar personat zyrtarë. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin e policisë.