75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / k.v

Protestojnë punëtorët fizik të KEK-ut: Të kthemi në shtëpinë tonë

Shoqata Sindikale e punëtorëve të sigurimit fizik në KEK ka protestuar të hënë para të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas protestuesve kërkesa e tyre e kamotshme është që të kthehen në kuadër të kësaj Kompanie. Ata madje bënë thirrje që të kthehen siç thanë në shtëpinë tonë, duke kërkuar mostenderimin e këtij departamenti.

Kjo nuk është hera e parë që kjo Sindikatë po proteston me të njëjtat kërkesa.