75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / LB

AAK: Qeveria në vend që të gjejë zgjidhje, po i penalizon minatorët

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo i penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin.

Lekaj ka thënë se Sindikata nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë.

“Sindikata e Trepçës nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë për Trepçën.

Minatorët me organizimin e vet sindikal, janë duke e drejtuar gishtin nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar. Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo e penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin. Ky është frikësim!” Diktatura brina ska!”, ka shkruar Lekaj.