75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 31 Tetor 2023 / LB

Aksident i rëndë në Prishtinë, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet përkatësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësore.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.