75 Mall Live Search
19:05 / E Martë, 31 Tetor 2023 / k.v

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e vlefshmë për Ligën e Kombeve.

“Dardanet” triumfuan 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Grupit 5 në Ligën C

Halilaj nga penalltia në minutën e 7-të zhbllokoi rezultatin në të mirë të Kosovës, ndërsa shtatë minuta më vonë Memeti dyfishoi avantazhin e Kosovës.

Biqkaj shënoi golin e tretë në minutën e 34-të, gol i cili ua bëri me dije mysafireve se pikët do të mbesin në Prishtinë.