Vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga sulmi në kampin Jabalia

Sulmi i djeshëm me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia la dhjetëra të vdekur.
Edhe sot, një ditë pas sulmit tragjik, po vazhdon kërkimi për të mbijetuar.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se qëndrojnë pas sulmit, duke thënë se kishin vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe kishte shënjestruar “infrastrukturën nëntokësore terroriste”, shkruan BBC.
Në anën tjetër, shumë palestinezë janë duke pritur për ndihmë pranë kufirit me Egjiptin, pas njoftimit se gati 10 kilometranë afërsi të kufirit Egjipt-Gaza janë ndërtuar spitale për trajtimin e të plagosurve.