Një ekip i “mahalles” e çon te shpija Bayern Munchenin

Ekipi i ligës së tretë, Saarbrucken ka bërë mrekullinë, duke eliminuar Bayern Munich nga DFB Pokal.
Skuadra e Saarbrucken fitoi me rezultat 2-1, ku goli i fitores u shënua në sekondat e fundit të ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Heroi i Saarbrucken ishte futbollisti, Marcel Gaus, ai i cili shënoi fitores në 90+6.
Bayerni ishte skuadra e parë e cila kaloi në epërsi me golin e Thomas Muller në minutën e 16-të.
Saarbrucken nuk u dorëzua ndaj gjigantit gjerman, duke shënuar golin e barazimit qysh në pjesën e parë, me golin e Patrick Sontheimer 45+1.
Kjo fitore e dërgon skuadrën e Saarbruckenit në 1/8 e finales së DFB Pokal./IndeksOnline/