75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / k.v

Nëntori i ngarkuar për Gjykatën Speciale

Nëntori është muaji i ngarkuar për Gjykatën Speciale. Në kalendarin e punës të publikuar nga ky institucion, figurojnë gjithsejtë 19 seanca, pra vetëm tri të lira pune, datat 1, 10 dhe 17 nëntor, transetom IndeksOnline.

Liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të paraqiten nëntë herë në gjykim brenda këtij muaji, po aq do të paraqitet edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala.

Ndërsa nesër (e premte) do të mbahet një konferencë mbi ecurinë e çështjes ndaj dy të arrestuarve për pengim të drejtësisë, Ismet Bahtijari e Sabit Januzi.

Dy të fundit në paraqitjen e parë para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm.

Kurse në Kosovë së fundi ka pasur disa bastisje të urdhëruara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Cak i këtyre bastisjeve kanë qenë këshilltarët e ish-presidentit Thaçi.

Avokati i tyre ka thënë se gjatë bastisjeve janë konfiskuar disa telefona celular./IndeksOnline/