Shkaktoi aksident në Banjë, policia e Pejës gjen armë e narkotikë tek i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmë nga policia rajonale e Pejës pasi te i njëjti u gjeten armë dhe substanca të dyshuara narkotike, gjatë hetimit të një aksidenti.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:52, në fshatin Banjë.
Policia së pari u njoftua për një aksident në këtë fshat, ndërsa pasi ka arritur në vend të ngjarjes, tek i dyshuari u gjet një armë zjarri – pistoletë, dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me marihuanë, raporton Indeksonline.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit në momentin e arrestimit.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa dëshmitari gjatë intervistimit ka deklaruar se i dyshuari gjatë rrugës Pejë – Banjë, kishte shtënë me armë”, ka bërë të ditur policia.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 01 nëntor 2023, rreth orës 23:52, Policia ёshtё njoftuar për një aksident në fshatin Banjë- Istog.
Policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur rastit dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes tek i dyshuari është gjetur një armë zjarri (Pistolet), dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike-marihuan.
Policia ka arrestuar tё dyshuarin si dhe ka shoqëruar njërin nga deshmitarët në Stacionin Policor. I dyshuari meqenëse ishte nën ndikim të alkoholit nuk është intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orësh, ndërsa dëshmitari gjatë intervisitimi ka deklaruar se i dyshuari gjatë rrugës Pejë – Banjë, kishte shtënë me armë.
Policia në vend ngjarje ka sekuestruar:
Njё (1) armё (pistoletё)
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Njё palë pranga metalike
Një substancë te dyshuar nerkotike-marihuan.
Rasti është duke u hetuar.