75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / S Z

Abdixhiku-deputetëve: Kurti po ju rren, po ju mashtron

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurtit në seancën e sotme të Kuvendit. Ai u ka thënë deputetëve se Kurti po i rren dhe mashtron, kur po flet për Asociacionin.

“ Po rren,  po iu mashtron. E ka pranu marrëveshjen e 2013 në preambul. Asociacioni ka kompetenca e ka pranu po iu rren, po iu mashtron. Ka dhënë autonomi. E Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar. E kuptoj sepse sot po shkel mbi trupat e vdekur të njerëzve,  mbi këtë kauzë. Duhet të mbash përgjegjësi që ke rrejt dhjetë vjet e tash bënë propagandë. Mos i mashtro këta njerëz se dokumenti del.  Po iu mashtron”, tha Abdixhiku./Indeksonline/