75 Mall Live Search
15:46 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / S Z

AIP pranohet anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me seli në Francë

Me 18 vota për dhe 1 abstenim, Agjencia për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës pranohet si anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me seli në Francë

Agjencia për Informim dhe Privatës(AIP) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me seli në Francë.

“Në kuadër të mandatit të saj ligjor për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përkatësisht bashkëpunimit me organet shtetërore ndërkombëtare lidhur me çështjet që konsiderohen të rëndësishme për mbrojtjen e të dhënave personale, më  datë 3 tetor 2023 është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me seli në Francë”, thuhet në njoftimin për media.

Anëtarësimit të AIP-së në Shoqatës Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ka paraprirë kërkesa e adresuar nga Agjencia më datë 14 Prill 2023 për anëtarësim në këtë Shoqatë.

Anëtarësimi i AIP-së në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të vendosë marrëdhënie të  bashkëpunimit efektiv të Agjencisë  me autoritetet mbikëqyrëse të shteteve të tjera dhe organizatat ndërkombëtare, dhe siguron informacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale, masat mbikëqyrëse për inspektime, autorizime dhe hetime paraprake.

Në mbledhjen e 15-të  Asambleja e  Përgjithshme e mbajtur në Tanger në Maroko, më 3 tetor 2023, më 18 vota për dhe 1 abstenim, pranoi Agjencinë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me seli në Francë.

Shoqata Frankofone e Autoriteteve të Mbrojtjes (AFAPDP) u krijua në shtator të vitin 2007 në Montreal në kuadër të Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë dhe bashkon autoritetet e pavarura të mbrojtjes së të dhënave të 23 Shteteve dhe qeverive. Brenda kësaj hapësire, më shumë se 60 ligje dhe 50 autoritete të pavarura mbrojnë të dhënat personale dhe sigurojnë privatësinë e qindra miliona njerëzve.