Goditet një këmbësor në rrugën Kaçanik-Ferizaj, dërgohet në QKUK!

Gjatë ditës së sotme është raportuar se është koditur një këmbësor në rrugën Kaçanik të Ferizaj.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ku tregojë se një kamionetë ka koditur një këmbësor.
Sipas tij i lënduari ka pranuar ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj është dërguar në QKUK.
“Ju njoftojme se sot rreth orës 14:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Gerlicë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku , e përfshirë një automjet(kamionetë) dhe një këmbësor. Njesia e Komunikacionit Rrugor dhe auto ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. I lënduari pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergnente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Veseli.
Indeksonline ju sjell pamje nga kjo ngjarje: