Prishtinë: I mituri raportoi në Polici se u kërcënua nga disa persona me thikë, dhe iu vodhën një shumë parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Prishtinë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë marrë 85 euro nën kërcënimin e thikës.
Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/