75 Mall Live Search
13:59 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / Gj. Sh

7 vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje tregon agjendën e organizimit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike agjendën e organizimit me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së aktivistit të tyre Astrit Dehari.

Në mëngjesin e të dielës do të bëhen homazhe tek varri i tij në Zllatar, e në mbrëmje do të bëhet ndezje e qirinjve tek murali për Astrit Deharin në qendër të Prishtinës.