Laura, e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Francë.
Laura ka shënuar gjithsej katër fitore në kategorinë -63 kg, raporton Indeksonline.
Në gjysëmfinale ajo u ndesh me sllovenen, Andreja Leski.
Laura në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon, ukrainasen, Yulia Hrebenozhko.
Në çerekfinale pas një ndeshje të fortë mposhti në vazhdime me Wazaari, Kampionën aktuale Olimpike dhe Kampionën e 6-të fishtë botërore, francezen Clarisse Agbegnenou./Indeksonline/