“Të shohim çka ka përgatite nesër”, Haziri deklarohet para takimit me emisarin Lajçak

Emisari i BE-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak do vizitojë sot Kosovën.
Përveç takimeve me krerët e shtetit, kësaj radhe Lajçak do të zhvilloj një takim të përbashkët edhe me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Takimi me drejtuesit e partive opozitare do të mbahet nesër në ora 10:00 në zyrat e BE-së, kanë konfirmuar për IndeksOnline, zyrtar të partive opozitare.
Në këtë takim LDK do të përfaqësohet nga nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.
“Po, nesër është takimi dhe unë përfaqësoj LDK-në”, ka thënë Haziri për IndeksOnline.
I pyetur se a do t’ua prezantoj në këtë takim emisari evropian draftin e asociacionit, Haziri ka thënë se: Të shohim çka ka përgatitë nesër”.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka raportuar të premten në një debat maratonik për takimin e fundit në Bruksel me liderët e shteteve evropiane./IndeksOnline/