Çfarë impakti do të ketë vendimi i Doganës që pamundëson zhdoganimin e veturave të prodhuara në vitin 2013

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot, se nga 1 janari i vitit 2024, veturat të vitit të prodhimit 2013 nuk mund të zhdoganohen. Veturat të cilat nuk arrijnë të zhdoganohen dhe i takojnë vitit të prodhimit 2013-të, ato mund të ri-eksportohen, të dalin nga Kosova, por jo të lëvizin në Kosovë.
Kryesisht në Kosovë sipas të dhënave, qarkullojnë automjetet të vitit të prodhimit 2013-2015-të.
Sipas Doganës gjatë këtij viti në Kosovë janë importuar mbi 20 mijë vetura me vlerë mbi 302 milionë euro.
Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka treguar se gjatë këtij viti në Kosovë vetura të reja “zero zero” janë importuar mbi 2 mijë copa.
Stavileci në një intervistë për Indeksonline, ka treguar se viti i prodhimit të veturave që do të i ndalohet zhdoganimi është viti 2013-të.
“Dogana i ndan në dy lloje automjetet të përdoruara dhe të reja . Një pjesë e madhe e importeve e që mesatarja e importit të veturave është 2013 -2014, aty është viti ku importohen shumica e automjeteve në Kosovë”, tha Stavileci.
Për më shumë , më poshtë intervista e plotë e Stavilecit.