75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / mp

Aksion i madh i krimeve ekonomike, sekuestrohen qindra telefona me prejardhje të dyshimtë (VIDEO)

Një aksion të madh po e zhvillojnë njësitet e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Inspektoriati i Tregut.

Aksioni është kryer në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Aksioni në fjalë është realizuar në lokalet ku shiten telefona mobil, ndërsa arsyet e aksionit për momentin ende nuk dihen, raporton Indeksonline.

Gjatë aksionit janë sekuestruar qindra telefona të importuar ilegalisht, pa dokumente.

Një prej mobilshopeve, “Fita”, i është ndaluar veprimtaria nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë. /Indeksonline/