Fansat hedhin akuza ndaj Kylie Jenner, e kopjoi Kanye West

Kylie Jenner po akuzohet nga njerëzit se ka kopjuar Kanye West në disa nga dizajnet e përdorur në linjën e veshjeve Khy.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” publikoi disa foto në Instagram, duke lajmëruar koleksionin e dytë të markës me xhupa puffers dhe veshje të tjera për motin e ftohtë. Ajo pozon me streçe të ngushta dhe transparente dhe me një xhup të fryrë në ngjyrë qumështi.
Njerëzve kaq u desh. Menjëherë nisën krahasimet me Bianca Censori, bashkëshorten e Kanye-s, e cila njihet për veshjet e saj transparente.


Edhe një tjetër krahasim:


Nuk u ndalën komentet për krahasimet me koleksionin e reperit për bashkëpunimin e markës së tij, Yeezy me GAP dhe Adidas, veçanërisht me “Round Jacket”.