Rama: I gëzuar për mbështetjen e 135 familjeve, u bë përfshirja e fëmijëve në parashkollore private

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i lumtur për mbështetjen e 135 familjeve të cilëve iu mundësuar përfshirja e fëmijëve në Institucionet parashkollore private.
Ndyrshe, Komuna e Prishtinës, ka ndarë për cilin femijë nga 70 euro.
Postimi i plotë:
I gëzuar për mbështetjen e 135 familjeve të cilëve iu mundësua përfshirja e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Kjo u bë e mundur fal subvencionimit të Kryeqytetit me nga 70 euro për secilin fëmijë.
Kontratat janë nënshkruar me 135 prindër apo kujdestarë të cilët kanë të hyra mujore më pak se 500 euro në muaj, dhe që i kanë plotësuar kushtet e kërkuara sipas komisionit vlerësues.
Në këtë mënyrë, po kujdesemi që askush të mos lihet anash.