Burim Ramadani publikon draft-statutin europian të Asociacionit

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, ka publikuar draft-statutin evropian për Asociacion.
Ramadani thotë se në draft-statut, ka 45 nene, dhe se Serbisë i ofrohen mundësi të funksionojë brenda Kosovës.
“Ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme. Dokumenti origjinal është në gjuhën angleze. Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti”, thotë ai në videon e publikuar.