75 Mall Live Search
09:42 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Sot mbyllet java e tetë e Superligës, dy ndeshje interesante në program

Sot mbyllet java e tetë e PrinceCaffe Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, Trepça do të jetë nikoqire e Istogut.

Mitrovicasit janë në vendin e dytë në tabelë me pesë fitore e dy humbje, ndërsa Istogu numëron një fitore e gjashtë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja tjetër zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.

Prizrenasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e tri humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/