75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / k.v

Rrëmbehet një person në Prishtinë, policia nis hetimet intensive

Një person është rrëmbyer dhunshëm nga disa të panjohur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Rastin e ka denoncuar në polici një dëshmitar i cili kishte parë ngjarjen me sy, transmeton IndeksOnline.

“Të dielën rreth orës 19:30, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur  disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar rrëmbim dhe vazhdon të hetohet nga njësitete përkatëse të policisë./IndeksOnline/