Vazhdon fushata për udhëtim pa viza në Leposaviq e Zubin Potok

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kampanja vetëdijësuese sot vazhdon me Leposaviqin e Zubin Potokun.
Kampanja në Leposaviq mbahet nga ora 10:30 deri 12:30, kurse në Zubin Potok nga ora 12:00 deri në 15:00.
“Merrni pjesë në kuiz për të fituar një udhëtim falas në Vjenë dhe mësoni më shumë për të drejtat tuaja të udhëtimit #paviza nga 1 janari 2024”, thuhet në njoftim.
Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.