75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / MSH

Meti perjashtohet nga BBVK

Meti Alshiqi është përjashtuar nga Big Brother VIP Kosova.

Deri te ky vendim i “Vëllaut të Madh”, dyshohet të ketë ardhur pas përplasjes së sotme të Metit me Blerandon.

Blerando, si kapiten i shtëpisë, ka dhënë urdhra se kush çka duhet bërë në shtëpi, por që kjo gjë nuk i ka pëlqyer Metit.

Ai ka kundërshtuar Blerandon dhe më pas ka eskaluar debati mes dyshës.

Meti është perjashtuar me vendim të prerë.