75 Mall Live Search
07:53 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / MSH

“Thaçi dhe të tjerët”, vazhdon procesi gjyqësor në Hagë

Me fillim nga ora 15:00, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ditën e djeshme dëshmitar ishte Shefqet Kabashi, i cili pritet edhe sot të vazhdojë deklaratën e tij.

Po ashtu, në seancën e sotme pritet të dëgjohet edhe dëshmitari Sadik Halitjaha.

Halitjaha filloi dëshminë e tij këtë të hënë, raporton Indeksonline.

Seanca pritet të zgjasë katër orë e gjysmë./Indeksonline/